Elbasan, zjarr në garazhin e një pallati, shkrumbohet makina

Kronikë e zezë

Elbasan, zjarr në garazhin e një pallati, shkrumbohet makina

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të së martës një automjet në garazhin e një pallati në Elbasan.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.35 në lagjen “Kongresi i Elbasanit” ku në garazh kanë qenë të parkuar dhe mjetet e banorëve të tjerë. Si pasojë një mjet është djegur plotësisht dhe një pjesërisht.

Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e defektit teknik që ka pasur njëra nga mjetet e parkuara. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat