Sulmon policinë, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon policinë, arrestohet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Një person është arrestuar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, pasi nuk u është bindur urdhrave të personit zyrtar dhe i njëjti ka tentuar që t’i godasë me veturë dy zyrtarë policorë, të cilët kanë tentuar ta ndalin atë.

Policia më pas ka arritur të ndalojë veturën dhe gjatë kontrollit është gjetur, dhe konfiskuar një boks hekuri dhe një maskë e zezë.

Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat