Arrestohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Kronikë e zezë

Arrestohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:58
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar - Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka identifikuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë, të cilët kryenin veprat penale ‘hyrje në sisteme kompjuterike’ dhe ‘keqpërdorim i kartelave bankare’.

Të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme kanë siguruar të dhëna bankare të personave të huaj të cilat i kanë përdorur për blerje të gjësendeve përmes internetit.

Njësiti policor në cilësinë e provave kanë konfiskuar dy laptopë dhe dy telefona mobilë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat