Gjendet drogë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet drogë në Mitrovicë

Nga: Bota Sot Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person në Mitrovicë, pasi i ka gjetur drogë të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar, përcjell Bota sot.

“Mitrovicë 15.11.2017-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.78 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat