Atentati në Tiranë, policia ndryshon deklaratën: Para të shtënave ka ndodhur një sherr

Kronikë e zezë

Atentati në Tiranë, policia ndryshon deklaratën: Para të shtënave ka ndodhur një sherr

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Policia e kryeqytetit ka ndryshuar deklaratën e saj në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e “Astirit” pranë Unazës së Re në Tiranë.

Fillimisht në deklaratën paraprake policia njoftoi se ka mbetur i plagosur nga të shtëna arme një shtetas 22 vjeçar me inicialet G.K.

Por disa minuta më pas policia ka ndryshuar deklaratën duke bërë me dije se i plagosuri është një tjetër person. Fjala është për shtetasin 30 vjeçar Gentian Rrahmani. Fatmirësisht i riu ka mbetur i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, i shtruar në spitaline  Traumës.

Policia sqaron se përpara të shtënave ka patur një sherr mes 30 vjeçarit dhe dy personave të tjerë.

Për më tepër lexoni njoftimin zyrtar të policisë së shtetit:

Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: -Në rrugën "Teodor Keko" fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërko grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat