Një aksident më vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditën së sotme në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet.
Siç bëhet e ditur mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.