Dy të plagosur mbrëmë në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy të plagosur mbrëmë në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Prishtinë

Policia raporton se mbrëmë në Prishtinë në lagjen “Ulpiana” një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë viktima si dhe një kalimtar rasti.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole e cila dyshohet se i përkiste njërit nga viktimat e plagosur.

Dy të plagosurit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat