Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për posedim të marihuanës

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për posedim të marihuanës

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje për posedim të substancave narkotike.

Raportohet se dje në fshatin Caprac të Prizrenit në ora 18:10 është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar  dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 4.31 gramë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat