Arrestohen tre persona për vjedhje të arit në një shtëpi

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për vjedhje të arit në një shtëpi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, dje kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë mbi 5000 euro.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve R. Z., 27 vjeçar, D. M., 22 vjeçar dhe A. B., 18 vjeçar.

 Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat