Zbulohet shkaku i plagosjes mes adoleshenteve, viktima ka marrë plagë në bark

Kronikë e zezë

Zbulohet shkaku i plagosjes mes adoleshenteve, viktima ka marrë plagë në bark

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Pas plagosjes pas një sherri mes dy adoleshenteve është zbuluar she shkaku që solli agravimin e situatës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një loje bilardoje ku dy adoleshentët janë grindur me njëri-tjetrin. Po ashtu sipas informacioneve i plagosuri ka marrë një goditje me thikë në bark, dhe ndodhet në spital.

Thikë në bark 16-vjeçarit, policia kap autorin. Dalin detajet e para

Thike ne bark 16-vjecarit, perfundon ne pranga autori. Policia e Vlores ben me dije se shtetasi V.Ç., 16 vjeç eshte qelluar me thike ne bark nga A.N., 14 vjeç.

Njoftimi i plote 

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ”1 Maji”, është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat