Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Reagimi i shpejtë i njësive policore në Vushtrri ka rezultuar me parandalimin e një vepre penale të vjedhjes dhe arrestimin e tre personave të dyshuar për tri raste tjera të vjedhjeve.

Një informacion i pranuar në polici rreth orës 01:00 të mesnatës së datës 23 nëntor 2017, ku thuhej se në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri, persona të dyshuar po tentonin të thyejnë një veturë, reagimi i shpejtë policor përveç parandalimit të veprës penale, ka arritur që jo larg vendit të ngjarjes në tentativë për të ikur fillimisht janë arrestuar dy të dyshuarit B. M., 17-vjeçar dhe G. M., 17-vjeçar. 

Pas procedimit me intervista dhe dyshimeve të ngritura është zbuluar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë A. S., 15-vjeçar. 

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat