Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Pejës ka dalë në vendin ku para afërsisht gjysmë ore ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Një veturë e tipit “Audi” është rrethuar me shirita të Policisë te rrethrrotullimi përballë Stacionit të Trenit në qytet.

Vetura, me tabela 03, i ka xhamat e thyer.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, tha për kallxo se në atë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione për të lënduar në këtë incident.

Ibraj tha se njësitë përkatëse të Policisë po merren me rastin.

Spitali Rajonali Pejës nuk kanë pranuar ndonjë person të plagosur.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat