Arrestohen dy persona për sulm të personit zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për sulm të personit zyrtar

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 09:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti është sulmuar një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës nga ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat