Dalin të tjera detaje, 2 tonë drogë u kapën në gomonen e nisur nga Himara, një skafist u plagos me snajper

Kronikë e zezë

Dalin të tjera detaje, 2 tonë drogë u kapën në gomonen e nisur nga Himara, një skafist u plagos me snajper

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Të tjera detaje janë zbuluar nga mediat greke rreth operacionit për kapjen e gomones me drogë që ishte nisur nga Himara e kishte si intenerar shtetet Shqipëri-Greqi-Itali.

Mësohet se njëri prej skafistëve të gomones ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave me snajper nga ajri të policisë. Ndërkaq pesha e kanabisit të sekuestruar i kalon 2 tonë.

Policia helene kishte disa javë që po e mbikëqyrte grupin italo-shqiptar të trafikantëve, dhe kishte informacione mbi aktivitetin e tyre para kryerjes së aksionit.

Raportohet për 6 të arrestuar në total, 4 prej të cilëve shtetas shqiptarë dhe 2 italianë. Në gomone janë arrestuar në flagrancë 2 shqiptarë dhe 1 italian, ndërsa tre të tjerët janë kapur në banesa.

Operacioni antidrogë nisi pasi policia greke vuri re një gomone në ujërat në veri të Korfuzit dhe e ndoqi mjetin lundrues deri në brigjet e ishullit Tzia, Athinë.

Përpos forcave policore të angazhuara në det, një helikopter policie u përfshi në operacion nga ajri, duke shkëmbyer zjarr me trafikantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat