Gomonia e kapur në Greqi ishte mbushur me 1.6 ton kanabis, u arrestuan 6 shqiptarë

Kronikë e zezë

Gomonia e kapur në Greqi ishte mbushur me 1.6 ton kanabis, u arrestuan 6 shqiptarë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:46
Pamje nga aksioni

Policia bregdetare greke ka publikuar detaje nga operacioni për asgjesimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, pas ndalimit të një gomoneje me një sasi të konsiderueshme kanabisi, që vinte nga Shqipëria.

Në komunikatën e publikuar të dielën pasdite, autoritetet greke kanë përshkuar me hollësi operacionin e mirorganizuar, pas përpunimit të informacionit përkatës. Krahas anijeve të policisë bregdetare janë mobiliuar helikopterë të agjencisë euroopiane Frontex, si dhe desantë e snaipera të forcave speciale. Ata u vendosën në pika kyçe, nga mendohej se do të kalonte itinerari i skafit të drogës.

Gomonia ka qenë nën survejim që kur u drejtua për në brigjet shqiptare, ku mori ngarkesën e drogës dhe pastaj, kur hyri në ujërat greke, u tentua pa sukses ndalimi i tij. Gomonia kishte tre motorra nga nga 350 kuaj fuqi dhe manovronte lehtësisht. Gjatë përndjekjes që pasoi, nga gomonia u qëllua mbi një një skaf të policisë bregdetare greke, dhe në përpjekje për t’iu shmangur plumbave, disa bregdetarë gekë ranë në ujë, duke pësuar lëndime të lehta.

Më në fund, pas shumë orësh, gomonia u ndalua në zonën detare midis ushujve Makronisos dhe Kea, pranë Athinës. Ndalimi u bë i mundur pasi snaiperat që ndodhshin në një helikopter arritën të godisnin gomonen, duke i eliminuar mundësitë për manovrime të tjera.

Në bordin e gomones ndodheshin dy shtetas shqiptarë dhe një italian që u arrestuan. Në komunikatë thuht se njeri prej të arrestuarve u dërgua në spitalin “Evangelismos” për arsye proflaktike, por nuk sqarohet nëse kjo u bë për shkak të ndonjë plage, si dhe nuk bëhet e ditur shtetësia e tij.

Sasia e kanabisit që tansportonte gomonia ishte 1,6 tonë, ndërkohë që gjatë përndjekjes trafikantët kishin flakur në det paketa me drogë, armë dhe sende të tjera që mund të shëbenin si prova rënduese.

Ndërsa gomonia dhe tre të arrestuarit po i drejtoheshin portit të Pireut, në Athinë  po zhvilloheshin operacione paralele, ku u arrestuan shtatë persona të tjerë, katër shqiptarë, dy italianë, një bullgar dhe një grek. Gjithashtu u zbu;ua një tjetër gomone, me katër motorra 350 kuaj fuqi, si dhe armë.

Komunikata e policisë bregdetare greke bën me dije se hetimet po vazhdojnë. Në bashkëunim me shërbimet europiane po hetohet mbi lidhjet e krerëve të organizatës, me qëllim që të zbardhet e gjithë skema e trafikut që kishte për destinacion kryesisht vendet europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat