I kërkoi seks fqinjës, por ja çfarë i ndodhi më pas

Kronikë e zezë

I kërkoi seks fqinjës, por ja çfarë i ndodhi më pas

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 18:39
Gruaja me iniciale V.N.

Një burrë 53 vjeç është arrestuar nga efektivët e Policisë së Lezhës, pasi akuzohet për përndjekjen e një 41-vjeçareje.

Ka qenë kjo e fundit që ka bërë kallëzimin në Polici, duke sjellë edhe arrestimin e 53-vjeçarit me iniciale P.GJ.. Të dy banojnë në të njëjtin fshatin Grykë Manati ndaj edhe kishin njohje me njeri-tjetrin.

Gruaja me iniciale V.N. ka kallëzuar në policinë e Lezhës një ditë më parë, se teksa lëvizte në fshat, ajo është përndjekur nga 53-vjeçari, i cili sipas dëshmisë së gruas para efektivëve, donte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Pas dëshmisë, Policia ka arrestuar 53-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes.

“P.Gj. ka përndjekur për të kryer marrëdhënie seksuale, duke i shkaktuar gjendje ankthi e stresi, shtetases V.N., 41 vjeç”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat