Konfiskohet një armë në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskohet një armë në Prizren

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:11
Foto ilustruese

Gjatë një plani operativ, hetues policorë në Prizren kanë arrestuar të dyshuarin M K dhe te sekuestrojnë një armë të zjarrit pushkë automatike AK 47 nr. serik 20099051 dhe një karikator, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pushkë automatike.

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar arma. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet ne procedurë te rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat