Tentim vrasje në një kafiteri

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në një kafiteri

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 12:01
ilustrim

Policia e Gjilanit raporton se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafiterie, ku ka qëlluar viktimën i cili ka qenë në kafiteri.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar. I dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. 

Njësiti policor ka arrestuar tre persona të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të armës.

 Janë konfiskuar edhe dy vetura të personave të dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat