Thyhen dhe vidhen katër makina në Gramsh

Kronikë e zezë

Thyhen dhe vidhen katër makina në Gramsh

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 12:43
Foto ilustruese

Mbrëme gjatë mesnatës janë grabitur katër makina ne rrethin e Gramshit. Mesohet se makinat janë të tipit Benz, ku për ironi te fatit njëra prej tyre i perket edhe një efektivi të policisë.

Hajdutët kanë qenë profesionistë, pasi kanë thyer xhamin e pasëm të makinës në qetësinë e duhur, duke bërë të mundur edhe hapjen e derës. Nga burime ende jo zyrtare mësohet se janë vjedhur vetëm kasetofonat. Qyteti i Gramshit, sipas gramshi.news, njihet për vjedhje spektakolare, para disa muajsh u vodh dhe një supermarket dhe ende nuk kemi të bëjmë me arrestime apo kapjen e këtyre hajdutëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat