Çfarë po ndodh në Vlorë, një tjetër makinë përfshihet nga flakët

Kronikë e zezë

Çfarë po ndodh në Vlorë, një tjetër makinë përfshihet nga flakët

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:37
Makina e djegur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një makinë është djegur në vendin e quajtur Rruga e re, në Vlorë.

Nga dyshimet e para dyshohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.

Në pak ditë ka pasur një seri djegiesh makinash në qytetin bregdetar, ndërsa kujtojmë që gjatë ditës së djeshme një personi iu bë atentat me eksploziv gjatë kohës që po lëvizte me automjetin e tij.

Njoftimi i policise 

Më datë 28.11.2017, rreth orës 02:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Lirim”, ka marrë flakë një automjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip ”Jeep”, në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen Lirim, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motorri.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat