Adoleshenti nga Korça vjedh 3 herë të njëjtën shtëpi

Kronikë e zezë

Adoleshenti nga Korça vjedh 3 herë të njëjtën shtëpi

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar një të ri nën akuzën e vjedhjes së një banese në fshatin Çiflig.

Vjedhja nuk ishte një krim të cilin 18 vjeçari Llazar Piperi e kishte për herë të parë, pasi ka patur të paktën edhe dy raste të tjera të grabitjes së banesës me të autor. E veçanta e goditjeve të adoleshentit ishte se ai i kryente në të njëjtën banesë. Por herën e tretë, gjithçka ka mbaruar pasi policia e ka arrestuar 18 vjeçarin.

Ditën e djeshme i riu është arrestuar. Kishte vjedhur një shumë prej 60 mijë lekësh dhe disa bizhuteri floriri.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit  J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit  të lartpërmendur konkretisht :

Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat