Aksident me vdekje në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Tiranë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Titanë.

Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:

Në Bulevardin "Gjergj Fishta" , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat