Aksidenti në Korçë, gardisti i plagosur në gjendje të rëndë, ja çdo të ndodhë me të

Kronikë e zezë

Aksidenti në Korçë, gardisti i plagosur në gjendje të rëndë, ja çdo të ndodhë me të

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ervin Musai, gardisti që mbeti i plagosur rëndë pasditen e djeshme në Korçë gjatë aksidentit automobilistik, vazhdon të kurohet në Spitalin e Traumës.

Dëmtimet më të shumta, ai mësohet se i ka në shtyllën kurrizore çka i përkeqëson edhe shëndetin. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se gardisti i plagosur do të vazhdojë të trajtohet në këtë spital.

Sipas mjekut që po ndjek rastin, gardisti pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët e ardhshme. Dje në aksidentin automobilistik, ku u përfshinë dy mjete të gardës që shoqëronin kryeministrin Rama drejt Korçës, mbetën të lënduar 3 efektivë të Gardës së Republikës. Dy prej tyre u trajtuan në spitalin e Korçës, ndërsa efektivi Ervin Musai, që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat