Iu bë atentat në mes të Vlorës, policia arreston 25-vjeçarin. Ja akuzat që i janë ngritur

Kronikë e zezë

Iu bë atentat në mes të Vlorës, policia arreston 25-vjeçarin. Ja akuzat që i janë ngritur

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:19
Inez Hajrullan

Policia e Vlorës ka arrestuar 25-vjeccarin Inez Hajrullan, i cili mbeti i plagpsur rëndë pas atentatit që i bërë paraditen e djeshme në qytetin bregdetar. Ai ka marrë dëmtime të mëdha në rë dyja këmbët (njërën e ka humbur), ndërsa ndodhet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në një njoftim zyrtar, policia njoftoi se ka prangosur Inez Hajrullan, pasi në makinën ku i kishin vendosur tritol u gjet një armë zjarri.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetin e shtetasit Inez Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se

Gjatë kqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër.

Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Inez Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të : ”Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat