Aksidentohet 53-vjeçari në Berat, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Kronikë e zezë

Aksidentohet 53-vjeçari në Berat, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:34
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, pranë ish-Kombinatit të Tekstileve.

Një 53-vjeçar me inicialet A.R është përplasur nga një automjet. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherën nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Tiranës ku ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat