Gjashtë të lënduar dje në Shkup

Kronikë e zezë

Gjashtë të lënduar dje në Shkup

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej shtatë aksidente të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe katër shoferë janë ndalur në mënyrë të papërshtatshme. Ngakomunikacioni janë përjashtuar gjithsej 12 persona: 10 persona para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjetin dhe dy shoferë fillestarë. Janë hasur 49 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 59 automjete.Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative me nxënës nga klasa e dytë nga SHFK “Vera Jociq” në rajonin e Komunës Gazi Babë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat