Policia e Kosovës ka raportuar se një femër nga fshati Vitomiricë të Pejës, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga zjarri.
Siç njofton PK-ja, deri te vdekja e saj ka ardhur, pasi viktima, duke djegur disa mbetura dhe bari të thatë me bashkëshortin e saj, është lënduar nga zjarri.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, përcjell Bota sot.
“Fshati Vitomiricë, Pejë 28.11.2017 – 18:10. Derisa viktima femër K/Shqiptare së bashku me bashkëshortin e saj K/Shqiptar kanë qenë duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë e njëjta është lënduar nga zjarri. Viktima derisa është sjellë në e spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./BS