Kapen hajnat në Vushtrri

Kronikë e zezë

Kapen hajnat në Vushtrri

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 16:05
Në cilësi të provave materiale te të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin raportuar kohë më parë të vjedhur.

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vjedhje dhe asgjësim i pasurisë së paluajtshme, raste këto që ishin raportuar muaj më parë, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, ku janë vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë të  dyshuarve: B. M., 17-vjeç, G. H., 16-vjeç, A.S., 16-vjeç, G.M., 16-vjeç, F.A., 19-vjeç dhe A. F., 18-vjeç.

Në cilësi të provave materiale te të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin  raportuar kohë më parë të vjedhur.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve të parë u është caktuar masa e  arrestit shtëpiak, ndërsa të tjerët janë liruar për procedurë të rregullt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat