I dehuri sulmon dhe fyen policët, arrestohet

Kronikë e zezë

I dehuri sulmon dhe fyen policët, arrestohet

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në stacionin policor në Vitomiricë, pasi në gjendje të dehur ka fyer dhe sulmuar policët.

Raportohet se i dyshuari në gjendje të dehur është shoqëruar në stacionin policor  dhe derisa ishte aty ka filluar t’i fyejë dhe t’i sulmojë zyrtarët policorë, si dhe ka dëmtuar një tavolinë.

Zyrtarët policorë kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat