Shpërthen në flakë një makinë në Durrës

Kronikë e zezë

Shpërthen në flakë një makinë në Durrës

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Një automjet ka shpërthyer në flakë para pak minutash, rreth orës 10:00, në rrugën “Aleksandër Goga” fare pranë Drejtorisë së Policisë në Durrës.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus” me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina.

Flakët janë shuar me mjete rrethanore nga personat e lokaleve pranë vendngjarjes.

Ndërkohë ka mbërritur edhe policia së bashku me forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht, burimet thanë për “DurrësLajm” se dyshohet që shpërthimi në flakë të ketë ndodhur për shkak të një defekti elektrik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat