Arrestohen 6 persona për vjedhje në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen 6 persona për vjedhje në Vushtrri

Nga: Bota Sot Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar në Vushtrri, për vjedhje të rëndë.

Por, pas intervistimit, ata janë liruar, përcjell Bota sot.

“Rr. “Xhemajl Mehmeti”, Vushtrri Nëntor - 2017. Njësiti policor kanë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale “Vjedhje e rëndë”. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjësende të ndryshme, të cilat pas përfundimit të procedurave do t’ju kthehen pronarëve. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat