Arrestohen katër persona për marihuanë dhe armë pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për marihuanë dhe armë pa leje

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:34
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Osek Pashë, në Gjakovë janë arrestuar katër persona për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

“Raportohet se gjatë kontrollit të shtëpive të katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptarë janë gjetur dhe konfiskuar: një armë revole cal 7.65 mm dhe një karikator me 15 fishekë të cal 7.65 mm, një mulli për bluarjen e marihuanës, një armë AK 47 dhe tri armë pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme, fishekë të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat