1.6 tonë drogë me gomone nga Shqipëria në Greqi, ja vendimi për 11 trafikantët

Kronikë e zezë

1.6 tonë drogë me gomone nga Shqipëria në Greqi, ja vendimi për 11 trafikantët

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:08
Ilustrim

Janë dhënë sot masat e sigurisë arrest me burg për trafikantët që u kapën në Greqi me një gomone me 1.6 tonë drogë e cila ishte nisur nga Himara.

Prokurori ka vendosur të lërë në burg të gjithë të akuzuarit, dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar, ndërkohë që dje dhe pardje u dhanë masat për 4 shqiptarë e dy italianë.

Sot u mor masa për 63-vjeçarin Spiro Kardami, 43-vjeçarin Dimitrios Liakopoulos, 32-vjeçarin Arban Baxheri dhe shqiptarin tjetër Ermal Likaj dhe bullgarin Yordan Stoyanov.

Spiro Kardami ka mohuar akuzat duke u shprehur se “kam kompani qe blen skafe por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës”. Një nga drejtuesit e grupit, Vito Potenza, 31-vjec deklaroi dje në seancë: “Ndodhesha në Greqi sepse do merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim. Nuk kam lidhje fare me trafikun”.

Skafisti 57-vjeçar Sergio Racanato që iu bë seanca të martën, tha: “Kisha shume para borxh, mu bë presion nga grupi dhe u detyrova të bëja rrugën”.  Ky i fundit ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për trafik klandestinësh dhe kishte thyer lejen e kthimit në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat