Vdekja e elektriçistit, arrestohem dy kolegët e tij

Kronikë e zezë

Vdekja e elektriçistit, arrestohem dy kolegët e tij

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:11
Ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec (elektriçist) dhe Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec (elektriçist).

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat