Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtëna në armë në drejtim të një lokali në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës.
“Raportohet se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri ne drejtim të lokalit pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Nga arma e zjarrit janë dëmtuar dritaret dhe dera e hyrjes se lokalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar. ?