Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje lokali në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës..

“Gjatë një pune hetimore janë  identifikuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar te cilët paraprakisht kishin pasur një  mosmarrëveshje me viktimën ndërsa me vone dyshohet që të njëjtit  kishin shtënë me arme zjarri në drejtim të lokalit të viktimës mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollimit  tek te dyshuarit janë  gjetur dhe konfiskuar dy pushke gjuetie dhe 130 fishek të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, të dyshuarit janë  intervistuar dhe me urdhër te prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat