Një shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite burg në mungesë pas denoncimeve nga ish-e dashura e tij nga Ukraina.
Vendimi për dënimin e shqiptarit 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk jepet në mediat italiane, është dhënë nga një gjykatë në Pisa.
E dashura e shqiptarit e cila tashmë jeton në Ukrainë, është e martuar dhe me 2 fëmijë.
Në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, të dy, ukrainasja dhe shqiptari (tashmë në kërkim nga autoritet italiane) jetonin në Livorno.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ka shkuar gjithashtu në vendin e tij të lindjes prej kohësh duke i shpëtuar kështu dënimit.
Avokati i shqiptarit ka kërkuar në gjykatë që 25-vjeçari të shpallet i pafajshëm.
Historia
Shqiptari dhe ukrainasja ishin të dashur. Një marrëdhënie paralele dhe e fshehtë që në momentin kur i erdhi fundi, nxiti xhelozinë e shqiptarit, i cili asokohe punonte në ndërtim.
Ajo ka denoncuar se shqiptari e ka përdhunuar disa herë pas lidhjes, nën kërcënimin se do ti tregonte bashkëshortit të saj historinë e tradhtisë. Ajo gjithashtu ka denoncuar se shqiptari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka përndjekur.