Arrestohet maqedonasi, kërkohet nga Kroacia për mashtrim ekonomik

Kronikë e zezë

Arrestohet maqedonasi, kërkohet nga Kroacia për mashtrim ekonomik

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar nga Maqedonia është arrestuar në Qafë Thanë pasi ishte shpallur në kërkim nga Kroacia për mashtrim ekonomik.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor i Ruzhdi Muharremit, nga Tetova, me qëllim ekstradimin pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Me një vendim të autoritetet gjyqësore të Varazdinit në Kroaci, ndaj tij është lëshuar urdhër arrseti ndërkombëtar që në maj të 2016 për mashtrim ekonomik. Maksimumi i dënimit është pesë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat