Istog: Vrasje në tentativë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Istog: Vrasje në tentativë, arrestohet një person

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një person në fshatin Rakosh të Istogut pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka shtënë me  armë zjarri në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë.

Sipas policisë, të lënduar në këtë rast nuk ka pasur, ndërsa nga plumbat vetura është dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat