Aksident trafiku në Drenas, pas goditjes 5 nxënës dërgohen për trajtim në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Drenas, pas goditjes 5 nxënës dërgohen për trajtim në QKUK

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur 5 persona të moshës së re.

Media merr vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore saktësisht në fshatin Korroticë e lartë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar dhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se dy nga të akisdentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda.

”Në fshatin Korrotice e lartë eshte shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore ka goditur 5 këmbsorë te gjithe nga fshati Korrorice e lartë, 4 femra dhe nje mashkull, te moshes së re”.

”Dy nga ta kane marr lendime te rënda ndersa tre tjere kanë lendime më të lehta”, ka deklaruar Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha, ka konfirmuar po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Njësitet kompetente policore janë në proces të realizimit të hetimeve lidhur me rastin për procedura të metejme ligjore, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat