Një person është arrestuar dje në rrugën “Haqif Tetova” në Gjilan për sulm ndaj vëllait të tij. Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull është arrestuar, pasi njëjti në shenjë hakmarrje lidhur me një rast të mëhershëm, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull k.Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.