Shesin gjësende në mënyrë të paligjshme, arrestohen personat

Kronikë e zezë

Shesin gjësende në mënyrë të paligjshme, arrestohen personat

Nga: Bota sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:10
Ilustrim

Tri persona janë arrestuar dje në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, pasi kanë shitur gjëra në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas raportit policor 24 orësh, personat dyshohen se kanë kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.

 Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat