Dy të mitur me armë ndalojnë një person në rrugë

Kronikë e zezë

Dy të mitur me armë ndalojnë një person në rrugë

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në lëvizje me makinë në fshatin Vranidoll të Prishtinës, dy persona të mitur kanë dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar ta ndalojnë viktimën, përcjell Bota sot.

Policia njofton se njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar të dyshuarit dhe në veturën e tyre janë gjetur pesë gëzhoja, vetura është konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat