Shantazhonin nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohen dy të rinj

Kronikë e zezë

Shantazhonin nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohen dy të rinj

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Ilustrim

Sot nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të mbështetur edhe nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit.

Ky operacion është ndërmarrë nga ana e policisë, pasi  është njoftuar se në rrjete sociale (instagram, facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave)  nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që  personat e dyshuar kërkonin.

Duke i parë si shqetësuese  raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arrit të identifikoj dhe arrestojë dy persona të dyshuar:

 H. H,  mashkull,19 vjeç,  dhe E.R, mashkull, 16 vjeç.

 Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Deri tani në polici  janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh) , andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt,  që bashkërisht të kontribuojmë në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat