Si ndodhi vrasja në Skenderaj?

Kronikë e zezë

Si ndodhi vrasja në Skenderaj?

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:14
ilustrim

Burime të KALLXO.com thanë se një burrë nga fshati Runikë i Skenderajt dyshohet se shtiu në gruan e tij duke e plagosur për vdekje sot rreth orës 17.

Siç merr vesh KALLXO.com, i dyshuari për vrasje fillimisht ka shtënë në gruan e tij në shtëpinë e tij në Runikë dhe më pas ka shkuar në fshatin Radishevë ku ka qëlluar baxhanakun dhe gruan e tij të cilët i ka lënë të plagosur.

I dyshuari për vrasje është arrestuar nga Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, më herët tha për KALLXO.com se incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17 dhe se njëri nga të plagosurit është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë ndërsa tjetri në spitalin e Mitrovicës.

Zahiti tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma ndërsa Policia po i bën hetimet për t’i gjetur shkaktarët e këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat