Shpërthim me eksploziv në një banesë në Dibër - Bota Sot
Shpërthim me eksploziv në një banesë në Dibër

Kronikë e zezë

E martë, 16 tetor 2018

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Dibër

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 23:11
Ilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër. Në Drejtorinë e Policisë së Dibrës ka shkuar një telefonatë, ku thuhej se në fshatin Pjeçë është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë kanë shkuar forca policore në vendngjarje.

Policët kanë konstatuar se në fshatin Pjeçë të njësisë administrative Melan brenda rrethimit të banesës të shtetasit Z.S është vënë eksploziv. Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale, kurse u dëmtua makina tip “BMV X5” e shtetasit Y.T. grupi hetimor dhe prokurori kanë shkuar në vendngjarje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test