Publikon foto me armë në rrjete sociale, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Publikon foto me armë në rrjete sociale, ja çka i bëri Policia e Kosovës

Nga: Bota Sot Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pas publikimit të një fotoje me armë në dorë në rrjetet sociale.

Rasti sipas PK-së, ka ndodhur dje në Gjakovë, përcjell Bota sot.

“Rr.Ali Ibra ,Gjakovë, më  08.12.2017-20:00.  Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka  publikuar një fotoje me armë dorë në rrjete sociale.  Njësiti policor, ka arrestuar te dyshuarin dha nga ai  ka konfiskuar  armën me një karikator.  Me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat