Vrasja e vëllait të ish-deputetit, policia shoqëron 8 persona

Kronikë e zezë

Vrasja e vëllait të ish-deputetit, policia shoqëron 8 persona

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat 8 persona, pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit socialist, Aleksandër Ndoka.

Ndërkohë që policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ja njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur, Policia e Lezhës, me mbështetjen e ekspertëve të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit po vijon intensivisht punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, është duke u zhvilluar një analizë e hollësishme në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga Drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj.

Një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve  të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit   është duke punuar për këtë qëllim.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë të mbështetura dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.

Policia po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambjente të tjera që lidhen me të,  nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.

Në vijim të veprimeve për  zbulimin dhe dokumentimin e autorëve, deri tani janë  shoqëruar  8 shtetas në D.V.P.Lezhë.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 78/278 të Kodit Penal “Vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat