Në fshatin Pozharan të Komunës së Vitisë, tre ditë më një ankues kishte lajmëruar në polici se nga koteci i janë vjedhur 23 biba.
Policia ka njoftuar se pas hetimeve, ka arritur që të identifikojë të dy vjedhësit, një grua dhe një djalë, i moshës së mitur, përcjell Bota sot.
“Me urdhër te prokurorit pas intervistimit e dyshuara femër është dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë./BS