Mësohet arsyeja pse e vrau bashkëshorten dhe plagosi kunatën e baxhanakun në Skenderaj?

Kronikë e zezë

Mësohet arsyeja pse e vrau bashkëshorten dhe plagosi kunatën e baxhanakun në Skenderaj?

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:48
Viktima dyshohet se është qelluar me armë zjarri nga bashkëshorti

XH.T nga fshati Radishevë i Skenderajt është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe plagosjen e kunatës dhe baxhanakut.

Zyrtarisht ende nuk është mësuar motivi i kësaj vrasje dhe plagosjes së dy personave tjerë.

Mirëpo mediat marrin vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se arsyeja ishte një telefon që ia kishte dhënë motra e plagosur tashmë viktimës.

Sipas burimit fillimisht XH.T ia kishte marrë telefonin bashkëshortes së tij, që të mos komunikonte me askënd, duke i thënë se nuk do të guxonte të përdorte telefon. Por pas disa kohësh motra e plagosur ia kishte huazuar një telefon në fshehtësi për komunikim motrës tashmë të vrarë.

E kur XH.T e kishte hetuar fillimisht kishte shtënë mbi bashkëshorten e tij, që kishte vdekur në vend, dhe më pas kishte shkuar te shtëpia e baxhanakut dhe kishte plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.

Sipas burimit Xh.T ka thënë se nuk është penduar për atë që ka bërë, dhe do ta bënte sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat